Real Madrid ka vënë në shëndjestër yllin e Juventus.
Sulmuesi i Juventus Paulo Dybala është në listën e transferimeve të Real Madrid, raportojnë mediet italiane.
Argjentinasi po negocion me udhëheqjen e “Bianconerëve” për të vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2025, dhe “Mbretërit” po monitorojnë nga afër situatën.
Dybala ka treguar vitet e fundit se ai është një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, kështu që Real dëshiron ta sjellë atë në “Santiago Bernabeu”.
Juventus është i gatshëm të shesë Dybalan nëse një ofertë e mirë arrin, dhe Real është i gatshëm të ofrojë dy lojtarë për nënshkrimin e tij.
Gjegjësisht, gazeta “AS” pretendon se Zidane është i gatshëm të dërgojë Isco dhe Vinicius në Torino për të marrë argjentinasin.