Real Madrid ka arritur një fitore midis Santiago Bernabeu.
Duhej të ishte një ndeshje shumë e lehtë ajo përballë Huescas në stadiumin “Santiago Bernabeu” për Realin e Madridit, aq sa Zidane vendosi të aktivizojë të birin titullar në portë, por 90-minutëshi tregoi tërësisht të kundërtën.
Miqtë gjetën golin e avantazhit që në fillim të sfidës me anë të Cucho, që mposhti Zidanen, pas një aksioni të bukur nga krahu, megjithatë madrilenët rikthyen baraspeshën në minutën e 25-të me anë të Iscos.
Në minutën e 62-të ishte Ceballos që shënoi golin e dytë për Realin e Madridit, por 15 minuta nga fundi i lojës, Huesca befasoi sërish, duke shënuar golin e barazimit me anë të qendërmbrojtësit Etxeita.
Gjithsesi, të besuarit e Zidane ia dolën të marrin 3 pikët vetëm në minutat e fundit, kur sulmuesi francez Karim Benzema shënoi golin e tretë dhe vulosi triumfin 3-2 për Realin, që ruan kështu ritmin e skuadrës tjetër madrilene, Atleticos.