Zidane me transfere të mëdha, shpenzon 500 milionë euro

08:58 | 28 Mars 2019

Real Madrid pritet të bëjë transfero të mëdha në afatin e verës, ku pritet të shpenzojë 500 milionë euro për Hazardin, Pogban dhe Mbappen.

Real Madrid është gati të investojë deri në 500 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës për të nisur një cikël të ri.

Gazeta franceze L’Equipe, ballinën e fundit të gazetës ia ka kushtuar Real Madridit dhe investimeve që mund të bëjë kjo skuadër në verën e vitit 2019, përcjell lajmi net.

Sipas L’Equipe, Real Madrid janë të gatshëm të investojnë deri në 500 milionë euro.

Bëhet fjalë për lojtarët si Eden Hazard, Paul Pobga dhe Kylian Mbappe, të cilët do të jenë synime të Zinedine Zidane.

Të tre këta lojtarë, kanë pranuar se do të pëlqenin të luanin në fanellën e Real Madridit, dhe vera 2019, do të jetë koha e realizimit të ëndrrave të tyre.

Komento: