Zidane merr lajm shumë të keq, super-ylli po largohet nga Real Madridi

10:50 | 12 Prill 2019

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për skuadrën e Real Madridit.

Toni Kroos mund të jetë në mesin e yjeve të mëdha që do të largohen nga Real Madrid këtë verë.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, po konsideron largimin nga Real Madrid pas përfundimit të sezonit, shkruan ‘AS’, përcjell lajmi.

29 vjeçari ka parë se ka ardhur fundi i kohës së tij në Santiago Bernabeu, pas një sezoni dëshpërues që po kalon këtë vit.

Kroos ishte transferuar te Real Madrid në vitin 2014 nga Bayern Munich, dhe në fanellën e bardhë ka regjistruar më shumë se 200 ndeshje, duke qenë në mesin e lojtarëve kryesor në sukseset e mëdha në Ligën e Kampionëve.

E ardhmja e Kroos mund të jetë në Premierligë, ku të interesuar për të janë Manchester United.

Komento: