Zidane merr vendimin e papritur për Bale

18:09 | 11 Gusht 2019

E ardhmja e Gareth Bale po vazhdon të mbetet e paqartë.

Gareth Bale është përfshirë në skuadrën e Real Madridit për miqësore kundër Romës të dielën, përkundër pasigurisë për të ardhmen e sulmuesit në Santiago Bernabeu.

Uellsiani ishte në prag të largimit nga klubi këtë verë në një kalim fitimprurës prej 1 milion euro në javë te Jiangsu Suning, por transferimi dështoi dhe mbetet e paqartë se ku do të luajë këtë sezon.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të parë largimin e 30-vjeçarit dhe prononcimet e tij për këtë çështje tërhoqën kritika nga agjenti i lojtarit.

Bale ishte shumicën e ndeshjeve para-sezonale jashtë skuadrës së Real Madrid.

Ai është paraqitur në vetëm dy nga gjashtë ndeshjet miqësore të Los Blancos deri tani – kundër Arsenal dhe Atletico Madrid në korrik.

Sidoqoftë, përfshirja e tij në skuadrën e 20 lojtarëve të Zidane për ndeshjen e fundit të para-sezonit, mund të sinjalizojë një qëndrim të tij në Spanjë.

Komento: