James Rodriguez nuk ka gjasa të mbetet me Bayern Munchen pasi që huazimin e tij në klubin gjerman përfundon këtë verë, raporton Marca.
Kolumbiani është hedhur nga Niko Kovaç dhe nëse nuk zëvendësohet bosi i Bayernit, klubi nuk do të jetë i gatshëm të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 42 milionë funtesh, përcjell ORAinfo.
Megjithatë, pasi që Zinedine Zidane është rikthyer në Real Madrid, kthimi i James kthehet në Real Madrid është i komplikuar pasi dy palët nuk kanë pasur raport kurrë të mirë dhe kolumbiani nuk ka qenë asnjëherë në planet e francezit./ORAinfo/