Zidane ‘pishmanli’ që talenti i tyre shkoi te Milani

10:18 | 12 September 2020

Real Madrid do të vëzhgojë nga afër Brahim Diaz këtë sezon në Milan me Zinedine Zidane në veçanti të etur për të monitoruar progresin e tij.

Sulmuesi 21-vjeçar u bashkua me Rossonerët në fillim të muajit dhe tashmë u tregua për tifozët gjatë ndeshjes miqësore kundër Monza në San Siro si dhe atë kundër Vicenza të Mërkurën në Milanello, në të cilën Spanjolli shënoi një gol dhe gjithashtu shtoi një asist.

Sipas Calciomercato, ishte Zinedine Zidane ai që i kërkoi Real Madridit të mos humbte kontrollin e Brahim Diaz., përcjell ORAinfo

Të premten lojtari foli në konferencën e tij zyrtare për shtyp si një lojtar i ri i Milanit, por për momentin ai është vetëm atje i huazuar.

Ai do të shikohet nga afër gjatë sezonit nga Zidane për të parë se si ai zhvillohet duke luajtur në Serie A, duke sugjeruar që Real Madrid thjesht do ta mbajë atë nëse ai bën përshtypje. /ORAinfo/

Komento: