Zidane planifikon t’i largojë 11 lojtarë

15:21 | 22 April 2020

Perez dhe Zidane planifikojnë ‘operacionin fshesa’, 11 lojtarë në listën e largimeve.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe trajneri Zinedine Zidane kanë rënë dakord të bëjnë spastrim masiv në skuadër, duke larguar plot njëmbëdhjetë lojtarë këtë verë.

Drejtuesit e klubit mbretëror janë të interesuar të përforcojnë skuadrën dhe gjatë muajve të fundit janë përmendur shumë emra lojtarët të mëdhenj si transferimet e tyre të mundshme të ardhshme.

Megjithatë, para se klubi nga Santiago Bernabeu të mendojë fillimin e blerjeve të reja, ata duhet të shesin lojtarët e panevojshëm dhe të krijojnë fonde për të shpenzuar.

Sipas gazetës spanjolle Sport, deri në njëmbëdhjetë lojtarë apo edhe më shumë nga ekipi i parë mund të shiten në muajt e ardhshëm.

Gareth Bale do të kryesojë listën që duhet të largohet, me James Rodriguez dhe Mariano Diaz gjithashtu në shitje.

Brahim Diaz dhe Alvaro Odriozola do të inkurajohen të largohen, ndërsa ardhjet e verës Alphonso Areola, Luka Jovic dhe Eder Militao gjithashtu janë në listë të largimeve.

Edhe tre veteranët e skuadrës, Marcelo, Luka Modric dhe Lucas Vazquez, të cilët kanë fituar gjithçka me klubit, janë në treg në afatin kalimtar të transferimeve të verës.

Përvec, portierit të huazuar nga PSG, Areola, të gjithë lojtarët e tjerë të përmendur janë nën kontratë me Realin edhe për sezonin e ardhshëm.

Kështu, Reali nga secili do të tentojë të fitojë para nga shitja e tyre.

Komento: