Zidane po e përjeton ‘ferrin’ me Real Madridin

20:45 | 30 Korrik 2019

Zinedine Zidane po e përjeton ‘ferrin’ me Real Madridin. Ka tre muaj pa fitore nga loja e rregullt.

Real Madrid është mposhtur nga Tottenhami me rezultat 1-0 në ndeshjen gjysmëfinale të Audi Cup që po zhvillohet në “Alianz Arena’ të Munichut.

Kjo është ndeshja e katërt miqësore e Realit, ku tri i ka humbur ndërsa një e ka fituar me penallti kundër Arsenalit.

Duke i llogaritur edhe ndeshjet e La Ligas, skuadra e Zidane ka gati tre muaj pa shijuar fitoren nga loja e rregullt.

Për herë të fundit madrilenët kanë fituar me 5 maj në ndeshjen kundër Villarrealit.

Që atëherë Reali është mposhtur nga Real Sociedad, Real Beris, Bayern Munich, Atletico Madrid, Tottenham dhe ka barazuar me Arsenalin ku më pas ka fituar me penallti.

Kujtojmë se Perez ka bërë investim shumë të madh gjatë kësaj merkato duke sjellë në “Bernabeu” emra të mëdhenj si Eden Hazard.

Komento: