Zidane pritet t’i prish punë Milanit për Diazin

09:59 | 07 Nëntor 2020

Milanit i duhet shumë punë për ta mbajtur Diazin.

Milani po shikon mundësinë për ta mbajtur në skuadër Brahim Diazin.

Sipas Calciomercato, Stefano Pioli është shumë i kënaqur me spanjollin dhe për këtë janë të gatshëm që ta marrin me marrëveshje të përhershme.

Ata janë të gatshëm t’i nisin bisedimet me Real Madridin për një transferim të mundshëm që në janar.

Por është një problem; Zinedine Zidane ka mbetur i impresionuar me formën e sulmuesit dhe nuk dëshiron që të heqë dorë nga ai.

Komento: