Zidane s”do ta shohë më këtë futbollist te Reali

14:12 | 22 Prill 2019

Zidane nuk e do më në skuadër Bale.

Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid. Sulmuesi uellsina nuk ka bindur aspak këtë sezon. Drejtuesit e klubit e kanë vendosur zyrtarisht në merkato.

Është gazeta “Marca” ajo që raporton se drejtuesit e klubit e kanë vendosur në merkato dhe presin oferta për lojtarin

Deri më tani në klub nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare, por në merkaton e verës pritet që Bale të ketë interesime nga shumë klube. Kontrata me Real Madrid skadon në vitin 2023 dhe klubi madrilen pagoi 100 milionë euro për ta transferuar nga Tottenham.

Komento: