Zidane sinjal Barcelonës: Jemi gati për fitimin e titullit në La Liga

12:57 | 14 Qershor 2020

Zidane: Jemi gati për rinisjen e ndeshjeve dhe fitimin e titullit në La Liga.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se ata janë gati për rinisjen e ndeshjeve të La Ligas, në takimin e së dielës kundër Eibarit.

Francezi mendon se lojtarët janë përgatitur shumë përpara njëmbëdhjetë ndeshjeve të mbetura për të cilat ai mendon se do të jenë si finale.

“Lojtarët e mi e dinë se çfarë është të luash në një sezon të ngjeshur ndeshjesh”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencën e tij për shtyp.
“Gjëja e rëndësishme është përgatitja dhe ne jemi përgatitur shumë mirë”.

“Jemi të përgatitur dhe kam besim në ato që kemi bërë dhe tani duhet ta provojmë”.

“Jemi me fat që luajmë përsëri. Kemi punuar shumë mirë fizikisht. Jemi të gatshëm të fillojmë”.

“Ne jemi dy pikë mbrapa dhe kemi 11 finale. Do të japim të gjitha për të fituar titullin”, përfundoi francezi.

Komento: