Zidane sot mund të largohet nga Reali

14:07 | 22 Tetor 2019

Zidane largohet nëse Reali humb sot nga Galatastay.

Zinedine Zidane do t’i japë fund eksperiencës së dytë tek Real Madridi nëse “Los Blancos” humbin sonte nga Galatasaray në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve

Zinedine Zidane mund të shkarkohet sonte nëse Real Madridi mposhtet nga Galatasaray në ndeshjen që do ta zhvillojë në Stamboll.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle Marca, përcjell Gazeta Express.

“Los Blancos” e kanë nisur në mënyrë dëshpëruese sezonin e ri në La Liga, përkundër faktit se gjenden në pozitën e dytë.

Sidoqoftë, gjërat për ta do të përkeqësoheshin nëse pësojnë humbje sonte në Turqi.

Reali e ka në opsion rikthimin e Jose Mourinhos në rast se e shkarkon Zidanen.
Trajneri francez e kishte fituar tri herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve dhe më pas ishte larguar, për t’u rikthyer pas një periudhe të shkurtë.

Komento: