Zidane “thumbon” keq Barcelonën

14:47 | 24 Prill 2019

Zidane nuk e ka lënë rehat Barcelonën.

Në konferencën për mediat përpara ndeshjes me Getafen në kampionat, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka folur për tema të ndryshme, por mes tyre është pyetur edhe për faktin që Barcelona e ka fituar më shumë kampionatin në kohët e fundit.

Zidane është përgjigjur se për këtë duhet përgëzuar Barcelona, por Reali ka më shumë La Liga të fituara, plot 33.

“Ne kemi fituar 33 La Liga. Sa ka fituar Barcelona? Ata po bëjnë shumë mirë dhe ne duhet t’i përgëzojmë për këtë. Por nëse ne flasim për Real Madridin, ne kemi më shumë kampionate dhe unë nuk po e them këtë gjë për të mbrojtur veten time, por sepse ju po më thoni se Barcelona po bën më mirë së fundmi. Ne duhet ta ndryshojmë këtë dinamikë. Unë mund t’ju them ju se në sezonin e ardhshëm ne do mundohemi ta fillojmë kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. Në duhet ta bëjnë La Liga-n objektivin tonë kryesor në sezonin e ardhshëm”, është shprehur Zidane.

Komento: