Zidane trajneri i Juventusit!? Ky veprim i fundit shton edhe më tej dyshimet

13:33 | 10 March 2019

Është përfolur shumë që Zinedine Zidane po mendon të marr pozitën si trajner i Real Madridit.

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, është parë në një vizitë në qytetin e Torinos.

Ditë më parë është raportuar se ish trajneri i Real Madrid mund të marrë timonin e skuadrës së Juventus, dhe kjo vizitë nxit edhe më shumë këto zëra.

Zidane ishte në Torino këtë javë që të shihte nga afër fitoren e Juventus 4:1 ndaj Udinese, raporton ‘La Stampa’.

Thuhet se trajneri aktual i Juventus, Massimiliano Allegri, dëshiron një kalim në Premierligë, dhe francezi do të ishte zëvendësuesi i tij.

Por, nuk është vetëm Juve skuadra për të cilën thuhet se Zidane mund të marrë timonin e saj. Në listë janë edhe Chelsea e Paris Saint Germain.

Komento: