Zidane ‘mbret’ për ndryshimin e formacionit: 178 formacione të ndryshme në 202 ndeshje.
Zinedine Zidane është një tifoz i madh i rrotacionit në formacion, pasi edhe numrat flasin vetë, ku francezi ka përdorur 178 formacione të ndryshme në 202 ndeshje e tij si trajner i Real Madridit.
Në katër vitet si trajnerit, ai ka vendosur 48 lojtarë në formacionin startues.
11-shja startuese më e preferuar gjatë kësaj kohe ishte me Keylor Navas, Dani Carvajal, Pepe, Sergio Ramos, Marcelo, Casemiro, Toni Kroos, Luka Modric, Gareth Bale, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, por edhe ky ekip startuan së bashku vetëm shtatë herë.
Aktualisht Zidane në 15 ndeshje radhazi, nuk e ka zgjedhur të njëjtin formacion dy herë radhazi.
Që nga rikthimi pas ndërprerjes shkaku i coronavirusit, ai ka filluar me 15 lojtarë të ndryshëm në të tre ndeshjet.
Përveç të dëmtuarve – Isco, Nacho Fernandez, Lucas Vazquez, Mariano Diaz dhe Luka Jovic – të vetmit sulmues që nuk kanë filluar asnjë ndeshje janë Eder Militao, Brahim Diaz dhe Marco Asensio.
Pesë formacionet që janë përdorur më shpesh nga Zinedine Zidane
Zidane dëshiron që të ketë të gjithë lojtarët e tij të gatshëm për pjesën e fundit të sezonit dhe asnjëherë nuk jep asnjë shenj se cili do të jetë formacioni i tij për ndeshjen e radhës.
Ai gjithmonë ka theksuar se çdo futbollist në skuadër mund të luajë në ekipin e tij dhe këtë e vërtetoi edhe prania e James Rodriguez në formacionin fillestar kundër Real Sociedad të dielën, por edhe e Gareth Bale ndaj Mallorcas të mërkurën.