Zidane tregon se cili lojtar e meriton Topin e Artë

15:41 | 05 Prill 2019

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka treguar si sipas tij, cili është lojtari që e meriton Topin e Artë.

Antic ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kuptim që Modric të fitojë Topin e Artë në vitin 2018, duke mos asistuar e duke mos shënuar gola.

Megjithatë, Zidane këmbëngul se Modric e ka merituar plotësisht Topin e Artë, për t’i dhënë fund dominimit 10 vjeçar të Crisitano Ronaldos dhe Lionel Messit.

“Njerëzit mund të thonë çfarë të duan. Më vjen keq për njerëzit që thonë gjëra të tillë”, ka deklaruar Zidane.

“Ai e meritoi Topin e Artë, ai e fitoi atë, me aftësitë e tij dhe qëndrimin e tij. Nëse dikush mendon ndryshe, atëherë më vjen keq”.

Komento: