Zidane vendos në mes të Courtois dhe Navas, ja kush po largohet

20:54 | 03 Maj 2019

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka vendosur në mes të dy lojtarëve të skuadrës.

Courtois do të qëndrojë, Navas s’ka zgjidhje tjetër përveç që të largohet nga Real Madridi.

Sipas asaj që raporton e përditshmja madrilene AS, nga burime të sigurta kanë mësuar se Courtois do të vazhdojë të qëndrojë në Real Madrid.

Sipas AS, klubi i ka treguar portierit se llogarisin në të sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht se me ardhjen e Zidane, rroli i Navas u rrit, në Madrid më shumë i besojnë Courtoisit.

AS shkruan se në Madrid janë të shqetësuar me formën e luhatshme të belgut këtë sezon, por në të njëjtën kohë besojnë se ai është e tashmja dhe e ardhmja e klubit dhe se jo kot u zgjodh më i miri në Botërorin e Rusisë.

Courtois ka bërë 33 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, kurse Navas 20.

Komento: