Zidane vjen me një largim të papritur nga Real Madrid

18:07 | 04 Prill 2019

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidanë po mendon të bëjë një largim të papritur nga kjo skuadër.

Zinedine Zidane ka filluar t’i mendojë për transferimet dhe largimet që do t’i bëjë gjatë afatit kalimtar veror te Real Madrid.

Trajneri francez do ta largojë djalin e tij nga skuadra spanjolle, Luca Zidane, përcjell lajmi.net.

Zinedine Zidane aktivizoi të birin, Luca, si titullar në sfidën e të dielës në mbrëmje ndaj Huescas, ndërsa pas takimit konfirmoi besimin te cilësitë e tij.

Megjithatë, duke parë konkurrencën e fortë me emra si Courtois dhe Navas, Luca Zidane pritet të huazohet sezonin e ardhshëm te Baseli, për të luajtur rregullisht dhe fituar përvojë.

Komento: