Zidane vjen me transferim të frikshëm nga Seria A

15:09 | 03 Prill 2019

Ai tani është në qendër të vëmendjes.

Nicolo Zaniolo është njeriu i momentit në kampionatin italian, pasi që në sezonin e tij të parë shkëlqeu dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Për kartonin e tij këmbëngul fort Juventusi, por në orët e fundit në garë është futur edhe Reali i Madridit, ndërsa Roma “fërkon duart” pasi ankandi mund të rritë çmimin.

Madrilenët kanë kërkuar informacione paraprake pranë klubit verdhekuq, ndërsa në ditët në vijim pritet të formulojnë një ofertë zyrtare.

Komento: