Cassano këshillon Juventusin të mos e marrë Zidanen: Ai është kopje e Allegrit.
Antonio Cassano beson se Juventusi nuk të mendojë t’ia japë Zinedine Zidanet pozitën e trajnerit në klub, pasi që stili i tij i lojës është shumë i ngjashëm me atë të paraardhësit në këtë post, Massimiliano Allegrit.
Zinedine Zidane është për momentin trajner i Real Madrid, ku u kthye më pak se një vit pasi dha dorëheqje. Ai e ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve tre herë në Santiago Bernabeu si trajner, si dhe një herë titullin e La Ligës, transmeton Gazeta Express.
Këto trofe i fitoi gjatë herës së parë si trajner i Los Blancos, ndërsa ka kaluar nëpër një periudhë më të vështirë që kur është kthyer. Ai arriti t’ia sigurojë klubit të tij vetëm vendin e tretë në La Liga në sezonin 2018/19, përderisa u eliminua nga Evropa në 1/8 e finales.
Përveç në Real Madrid, Zidane ka status si legjendë edhe në Juventus falë suksese të tij atje si futbollist. Mirëpo, Cassano nuk është i bindur se francezi është personi i duhur për të ardhmen e Juventusit, në rast se klubi ndan rrugët me trajnerin aktual, Maurizio Sarrin.
“Ai është një djalosh i mrekullueshëm, por Zidane është kopje e Allegrit. Ata donin që Juventusi të luante në stilin e Juventusit. Çfarë do të ndodhte pastaj, thjesht do ta linin atë synim prapa?”, ka thënë ish-futbollisti i Romës, Real Madridit dhe Italisë.
“Nuk e di nëse ai do të dëshironte ta linte Real Madridin për të shkuar në Juventus. Sipas mendimit tim, ai do të shkonte në Paris Saint-Germain. Ai do të mundë të shpenzonte aq sa donte. Nëse do të largohet, mendoj se do të shkojë atje”.
“Për më tepër, do të ishte edhe një sfidë për të, pasi që ata s’e kanë fituar kurrë trofeun e Ligës së Kampionëve”.