Zilja “Smart” nuk ua humbë asnjë vizitë!

16:15 | 28 Mars 2019

IPKO lanson produktin e ri “Zilja Smart”. Kjo është një zile digjitale, e cila vendoset përpara derës dhe ia mundëson secilit që të lajmërohet në vizita pavarësisht se a është në shtëpi apo jo, si dhe njëkohësisht identifikon vizitorët përmes kamerës së integruar në zile.

E pajisur me kamerë, me mundësi lidhje me aplikacionin mobil përmes internetit të shtëpisë (Wi-Fi) dhe me kualitet të lartë të videos (HD 720p), Zilja SMART mundëson që të mos humbet asnjë vizitë, pavarësisht lokacionit se ku ndodheni, larg shtëpisë apo brenda saj!

Për më tepër, kjo zile përmban edhe vizionin e natës, sensorin e lëvizjes, është rezistente ndaj shiut si dhe instalohet lehtë.

IPKO Telecommunications L.L.C është lider në zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit si dhe ofron shërbimet me kualitetin më të lartë në treg.

Komento: