Zinedine Zidane – Manchester United, ja çka po ndodh tani në Dubai

12:10 | 29 December 2018

Manchester United është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Zinedine Zidane ka takuar njërin nga ambasadorët e Manchester United në Dubai.

Francezi u taku me ish mbrojtësin e Manchester United, tashmë ambasador i klubit, Mikael Silvestre.

Ky i fundit ka shpërndarë një foto me Zidane në Instagram transmeton Indeksonline.

Sipas gazetës angleze ‘The Sun’, Zidane është në listën e dëshirave të Manchester United për sezonin e ardhshëm.

Përveç Zidane, edhe trajneri i Tottenham Pochettino është opsion i dëshirave i gjigantit anglezë.

Komento: