Zinedine Zidane thotë se duhet t’i pyesni lojtarët nëse besojnë tek unë

00:03 | 21 Janar 2021

Zidane ka thënë se duhet t’i pyesni lojtarët nëse besojnë tek unë.

Alcoyano ishte surpriza e natës së sotme, e cila arriti që të eliminojë Real Madridin nga Copa del Rey pas fitores 2-1.

Këtë fitore klubi i ligës së tretë spanjolle, e mori pasi ndeshja shkoi në vazhdime.

Pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane në një deklaratë tha se është e gjithë përgjegjësia e tij për humbjen dhe eliminimin nga kjo garë.

“Unë jam trajneri dhe përgjegjësia është e gjitha e imja. Unë mendoj se lojtarët akoma besojnë tek unë, por ju duhet t’i pyesni ata”, u shpreh ai.

Francezi më pas tha se nuk është ndonjë turp i madh ose diçka e ngjashme pasi ndodhi ky eliminim. “Këto gjëra ndodhin në futboll. Një ditë tjetër ku ndjejmë dhimbje, nuk na pëlqen të humbasim. Ne do të vazhdojmë të luftojmë përpara për trofetë e mbetur”, përfundoi ai.

Komento: