Zirkzee lojtar i Manchester United

19:10 | 14 Korrik 2024

Manchester United ka njoftuar nënshkrimin e Joshua Zirkzee. Sulmuesi holandez 23-vjeçar mbërrin në “Old Trafford” nga skuadra italiane Bologna.

Shumat e përfshira në këtë transferimin nuk u zbuluan, por shtypi ka folur për një marrëveshje me vlerë 42.5 milionë euro dhe kohëzgjatje pesë sezone, me opsion një tjetër sezon.

Është folur shumë që nga përfundimi i sezonit në nivel klubesh për interesimin e Milanit për sulmuesin e ri holandez, që spikati në Serinë A me klubin emilian, por oferta e “Djajve të Kuq” ka qenë më bindëse si për Bolognan ashtu edhe për vetë futbollistin.

Gjatë karrierës së tij, përveçse me Bolognan, Zirkzee ka luajtur për klube të tilla si Bayern, Parma dhe Anderlecht.

Komento: