Ajaxai dhe Chelsea do ta kenë edhe një raund të ri të bisedimeve për sulmuesin e krahut, Hakim Ziyech.
Ai konsiderohet si objektivi kryesor i Ajaxit.
Klubi nga Holanda po pret që ta shesë Antonyn te Manchester Unitedi dhe të firmos me Ziyechin.
Në fakt, futbollisti është takuar dy herë me drejtuesit e Ajaxit brenda katër ditësh dhe ka mbetur vetëm edhe marrëveshja mes klubeve.
29-vjeçari u transferua te Chelsea nga Ajaxi në verën e vitit 2020 për 40 milionë euro.
Marokeni nuk arriti të lërë gjurmë te klubi nga Londra. Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025.