Digjen arat me grurë në fshatin e presidentit Hashim Thaçit.
Zjarri ka përfshirë një zonë të fshatit Burojë të Skënderajit mbrëmë në orët e vona.
Ka qenë ish-deputeti Gani Geci ai që ka publikuar pamje nga zjarrëvënia të cilën e quan të qëllimshme.
Zjarri në fshatin e presidentit Thaçi ka përfshirë arat me grurë, pak ditë para se ato duhet të korreshin.
Është nevojitur intervenimi i zjarrëfikësve për të evituar ndonjë rrezik më të madh.