Zjarr i madh në Gjilan, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

18:22 | 01 Mars 2020

Një zjarr i madh është parë sot në Gjilan.

Në rrugën “Enver Miftari”, në Gjilan, është përfshirë nga flakët një depo.

Rreth orës 14:00 në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në rrugën “Enver Miftari”, është përfshirë nga zjarri një depo e riciklimit të materialit të plastikës.

Këtë e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Hashani ka bërë të ditur se ende nuk dihet shkaqet e zjarrit mirëpo siç theksoi ai, fatmirësisht nuk ka ndonjë person të lënduar.

“Po ka ndodhur rreth orës 14:00 në një depo të riciklimit të materialit të plastikës ka shpërthyer zjarri. Ende nuk e dimë arsyen për momentin. Ka dëme materiale mirëpo fatmirësisht nuk ka të lënduar”, ka bërë të ditur Hashani.

Ndryshe në mediet sociale është publikuar edhe një video e momentit kur ka shpërthyer zjarri e si rrjedhojë e tij, edhe tymi ka kapluar një pjesë të madhe të qytetit të Gjilanit, gjë që ka ngritur shqetësim edhe te banorët.

Komento: