Zjarret në male kanë prekur edhe Kosovën.
Një zjarr masiv e ka përfshirë zonën nën Pashtrik.
Zjarri po i kaplon zonat pranë kufirit Kosovë -Shqipëri, në Milaj dhe Gorozhup të Hasit, në Prizren, deri te liqeni Vërmices.
Fenomeni i zjarreve në malet Kosovës është përhapur shumë sidomos këto vitet e fundit. Malet janë një ndër pasuritë më të mëdha natyrore që ka
Kosova, pavarësisht këtij fenomeni shqetësues institucionet shtetërore nuk kanë ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese apo parandaluese për këtë situatë.