Zjarr i madh në një barnatore në Prishtinë

18:35 | 14 Nëntor 2020

Përfshihet nga zjarri një barnatore.

Një barnatore në lagjen “Dardania” në Prishtinë është përfshirë nga flakët.

Policia dhe zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes. Ata kanë larguar banorët nga ndërtesa dhe lokalet përreth dhe po mundohen ta fikin zjarrin.

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin.

Komento: