
Një zjarr i madh ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një servis në fshatin “Katund i Ri” në Pejë.
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por nuk ka viktima dhe lëndime në njerëz.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi i tha Klan Kosovës që shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen.
“Në orën 03:54 të ditës së sotme, Policia gjatë patrullimit ka vërejtur zjarrin dhe menjëherë kanë shkuar në lokacion. Në një servis të automjeteve janë kapluar nga zjarri një kamion, një autobus, tri vetura. Dëmet materiale në objekt janë shumë të mëdha. Të lënduar nuk ka, kurse shkaktari ende nuk dihet”, tha Gashi.