Zjarr i madh në një shtëpi, pesë persona bëhen për spital

10:17 | 26 March 2019

Zjarri përfshin një shtëpi.

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore nga djegia e një shtëpie në Gjakovë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi ku lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj dhe një femër K-Ashkali, të cilët janë dërguar në tretman mjekësor.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi ku lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj dhe një femër K-Ashkali, të cilët janë dërguar në tretman mjekësor. Njësitë përkatëse zjarrfikësit dhe njësiti i KEDS-it kanë dalë në vendngjarje. Njësitë e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raport.

Komento: