Zjarr i madh në Qendrën e Mjekësisë Familjare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zjarr i madh në Qendrën e Mjekësisë Familjare

19:21 | 02 Janar 2019

Objekti ndihmës i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan në lagjen ‘Dardania’ është përfshirë nga zjarri.

Siç shihet në një video që ka arritur në adresë të Kallxo.com, flakët janë të përhapura në të gjithë objektin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund ta konfirmoj që dje ka ndodhur një zjarr në një objekt ndihmës të QMF-së në lagjen Dardania. Në vendin e ngjarjes ka arritur Policia dhe Zjarrfikësit. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme të mëdha. Eksperti i zjarrit do t’i hetojë shkaqet e zjarrit”, ka thënë Hashani për KALLXO.

Komento: