Zjarr i madh në qendrën tregtare në kryeqytet

18:27 | 09 Tetor 2022

Një zjarr i madh ka shpërthyer në qendrën tregtare në qendër të kryeqytetit pakistanez, Islamabad.

Qytetarët kanë publikuar fotografi dhe video në rrjete sociale ku shihet tym i madh duke dalë nga ndërtesa, shkruan BBC, transmeton Klankosova.

Në rrjete sociale janë publikuar edhe disa pamje ku shihet zjarri brenda dhe jashtë ndërtesës dhe njerëzit që përpiqeshin të largoheshin nga ndërtesa.

Policia ka bërë të ditur se të gjithë personat që kanë qenë brenda kësaj qendre tregtare janë evakuuar.

Në ndërkohë është duke u punuar për shuarjen e tërësishme të zjarrit.

Komento: