Zjarr i madh në Studenqan të Suharekës, po rrezikohen edhe shtëpitë e banimit

17:50 | 01 Gusht 2021

Përderisa temperaturat deri në 40 gradë kanë pushtuar vendin, në disa zona të Kosovës janë përfshirë nga zjarri.

E në disa vende zjarri po rrezikon edhe shtëpitë e banimit.

Lexues të ORAinfo kanë dërguar një video ku shihet një vend fare pranë shtëpive të banuara në Studenqan të Suharekës është përfshirë nga flakët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet zjarrfikësve të cilët po merren me shuarjen e zjarrit./ORAinfo/

Më poshtë mund të shihni videon:

Komento: