Derisa po zhvillohen bisedimet Rusi-Ukrainë, raportohet për shpërthime në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkovin. Ndërsa raportohet edhe për civilë të vrarë.
Mediumi që raporton për Evropën Lindore, Nexta, ka publikuar pamje nga qyteti Kharkov, ku gjendja duket se u përshkallëzua.
“Kyiv Post” citon ministrin e Brendshëm të ketë thënë se janë vrarë shumë civilë dhe janë lënduar mijëra të tjerë në Kharkov, derisa po zhvillohen negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kujdes, pamjet e publikuara janë të rënda.
Në Twtter, po publikohen pamje në kohë reale prej këtij qyteti, ku shihet se ka shpërthime.
Janë publikuar edhe fotografi, sipas së cilave duket se ka pasur sulme raketore nga Rusia.