Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit

22:13 | 04 Shtator 2026

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme katin e pestë të një hoteli në Velipojë, duke shkaktuar alarm te pushuesit që ndodheshin brenda objektit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën 13, pranë zonës së Vilunit, ku flakët kanë përfshirë dhe dëmtuar rëndë katin e pestë të hotelit.

Pushuesit janë evakuuar me kohë dhe kanë dalë jashtë godinës. Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas Top Channel, një automjet zjarrfikës që qëndron në Velipojë gjatë sezonit turistik ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërhyrjen, ndërsa nga Shkodra janë dërguar edhe dy mjete të tjera zjarrfikëse.

Sipas informacioneve paraprake, vatra e zjarrit është neutralizuar dhe aktualisht nuk ka rrezik që flakët të përhapen në pjesët e tjera të hotelit.

Komento: