Një zjarr i madh ka përfshirë objektin e ETC-së mëngjesin e së shtunës në Klinë.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 6:30 të mëngjesit policia është njoftuar nga sigurimi se zjarri e ka kapluar qendrën tregtare ETC në Klinë. Ka dalë në vendngjarje, zjarrfikësit janë aty. Nuk ka persona të lënduar. Nuk e di a është ndalë zjarri ende”, ka thënë Gashi.