Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Ljamin për Front Online e ka konfirmuar komandanti i brigadës së zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
Ai tha se dyshohet se zjarri u shkaktua nga orët e rrymës.
“Ekipet kanë intervenuar edhe e kanë fikur zjarrin”, tha ai.
Gashi shtoi se në këtë rast dyshohet se u lëndua një grua.
“Aty është krijuar një tym i madh dhe tek banorët ka krijuar panik. Me sa kam informacione një grua është rrëzuar dhe ka lënduar dorën. Por, ekipi është duke u kthyer nga vendi i ngjarjes dhe më vonë mund t’iu japim informata të sakta”, theksoi Gashi./Front Online