Zjarr në një ndërtesë në Bruksel, raportohet për disa të vdekur

15:55 | 14 Korrik 2026
zjarr-ne-nje-ndertese-ne-bruksel,-raportohet-per-disa-te-vdekur

Ndërsa, sipas autoriteteve, kërkimet për gjashtë persona të zhdukur ende po vazhdojnë.

Një numër i papërcaktuar trupash u gjetën në njërin prej dy ashensorëve të projektit të madh të rinovimit në sheshin qendror “Place de Brouckere”, ku zjarri shpërtheu herët të martën, tha një zëdhënës i inspektoratit të punës në kryeqytetin belg.

Ai shtoi se ende nuk është e qartë nëse trupat e gjetur u përkasin të gjashtë punëtorëve të raportuar si të zhdukur, raporton Reuters.

Brigada e zjarrfikësve bëri të ditur se në çastin e shpërthimit të zjarrit në kantier ndodheshin më shumë se 200 punëtorë, derisa tre persona janë dërguar në spital.

Komento: