
Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në një qendër tregtare të destinuar për lojëra për fëmijë, në rrugën Fushë Kosovë–Prishtinë.
Zjarri raportohet se ka shpërthyer rreth orës 17:30, ndërsa nga objekti është parë duke dalë një sasi e madhe tymi.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilat po merren me shuarjen e zjarrit.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit.