Zjarr në një shtëpi në Viti, lëndohen katër persona

15:49 | 06 Dhjetor 2023
zjarr-ne-nje-shtepi-ne-viti,-lendohen-kater-persona

Sot, një shtëpi në fshatin Vërban të Vitisë është kapluar nga flakët dhe si pasojë janë lënduar katër persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, Valon Osmani.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit dhe se këta të fundit kanë bërë lokalizimin e zjarrit.

“Me datën 06.12.2023 rreth 00:02 Stacioni Policor Viti ka pranuar informacion për një rast zjarri në një shtëpi në fshatin Verban komuna Viti. Njësitet Policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrëfikësve të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit. Nga ky rast lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas trajtinit mjekësor janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dalë edhe inspektori i zjarreve. Rrerhanat e rastit po hetohen nga hetues policor në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha ai për Express.

Komento: