
Një shtyllë elektrike është kapluar nga zjarri në lagjen “Xhemil Doda”, zona e Shadërvanit, sot herët në mëngjes.
Siç raporton mediumi publik, zjarrfikësit intervenuan me shpejtësi dhe e vunë situatën nën kontroll.
Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Banorët thonë se raste të ngjashme janë shtuar ditët e fundit, duke rritur shqetësimin në qytet.