Zjarre në gjithë Kosovë, policia vjen me apel emergjent

11:38 | 30 March 2019

Nëpër pyje të Kosovës janë hapur shumë vatra të zjarrit kohëve të fundit.

Kjo dukuri ka nxitur reagimin e policiës së Kosovës.

Ajo aka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë.

“Duke iu referuar rasteve të 24 orëve të shkuara, duke parë kushtet klimatike (erëra që fryjnë) dhe gjendjen e bimësisë (e thate dhe e lehtë për t’u djegur), Policia e Kosovës KËRKON dhe APELON nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë. Zjarr vënia është vepër penale, Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha këto rastet dhe ndaj kryerësve të këtyre veprave kundërligjore do të ndërmarrë masa dhe të gjitha lëndët do të procedohen tek organet e drejtësisë”, thuhet në apelin emergjent të Policisë së Kosovës.

Komento: