Muhamet Reqani, zjarrëfikës, në emisionin ka thënë se kanë mungesë të automjeteve për shuarjen e zjarreve.
“Automjetet për të cilat do të duhej të ishin ne kemi mungesë. Për momentin e kemi vetëm një automjet për zjarre fushore-malore në Prishtinë”, ka thënë Reqani.
Reqani ka bërë të ditur se numri i thirrjeve që bëhen është i madh. “Numri i thirrjeve është jashtëzakonisht i madh”, ka thënë tutje ai emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.
Reqani ka shtuar se dhe vetë fikja e zjarreve është i vështirë për zjarrëfikësit.
“Janë të mundimshme, ke për të kaluar barriera. Do të durosh temperaturën. Këto zjarre nuk mund t’i fikesh me aparat të frymëmarrjes që i përdorim për zjarret e brendshme. Lirohen gazra, ka dhe mbeturina në këto raste. Lirohen shumë lloje të helmeve që janë të dëmshme për trupin e njeriut, të cilat u ekspozohen gjithmonë zjarrëfikësve”, ka rrëfyer ai.