Zjarrëfikësit ende po përballen me zjarrin në ndertesën te Parku i Qytetit, Rama del në vendngjarje

11:00 | 27 Qershor 2026
zjarrefikesit-ende-po-perballen-me-zjarrin-ne-ndertesen-te-parku-i-qytetit,-rama-del-ne-vendngjarje

Një prej kateve të një ndërtese në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë sot është kapluar nga flakët, duke lënë të lënduar disa persona.

Në vendin e ngjarjes për të vënë nën kontroll zjarrin kanë dalë një numër i madh zjarrfikësish.

Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në vendin ku ka ndodhur zjarri. Ai shihet duke biseduar me disa prej zjarrfikësve teksa bëheshin përpjekjet për shuarjen e zjarrit

Komento: