Ditëve të fundit në Kosovë janë hapur shumë vatra të zjarrit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka shprehur shqetësimin e tij për numrin e madh të zjarreve të raportuara ditëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës.
Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend, ku ka kërkuar nga ta koordinim, si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës.
Haradinaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara.
“Gjatë ditëve të fundit jemi ballafaquar me 326 zjarre, prej të cilave aktive vazhdojnë të jenë njëmbëdhjetë. Mëngjesin e sotëm kam takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend dhe kam kërkuar nga ta koordinim si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës. I falënderova krerët e mekanizmave të sigurisë si dhe KFOR-in për reagimin e shpejtë dhe profesional në menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.