Zjarrfikësit japin detaje për zjarrin që përfshiu një objekt banimi në Prishtinë

09:08 | 08 Gusht 2023
zjarrfikesit-japin-detaje-per-zjarrin-qe-perfshiu-nje-objekt-banimi-ne-prishtine

Një zjarr ka përfshirë sot një objekt banimi në “Lagjen e  Spitalit”, në Prishtinë.

Për këtë rast për Front Online ka dhënë detaje Malë Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

Ai ka thënë se reagimi nga ana e zjarrfikësve ka qenë i shpejt dhe se nuk ka persona të lënduar nga flakët.

“Nga ky zjarr ka dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen shkaktarët e tij”, ka deklaruar ai./Front Online

Komento: