Pyjet e Amazonës janë përfshi nga zjarr i madh.
Ushtria braziliane ka filluar dërgimin e trupave dhe mjeteve në Amazonë për të bllokuar zjarret, njoftuan ministrat e Mbrojtjes dhe të Mjedisit duke ilustruar planet për të fikur vatrat.
Në terren do të jenë 44 000 ushtarë të cilët do të ndihmohen nga avionë ushtarakë.
Nga ana tjetër presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, në një fjalim të shkurtër për median, tha se “zjarret në pyllin e Amazonës, që nuk janë mbi mesataren e atyre që kanë rënë në 15 vitet e fundit, nuk mund të shërbejnë si pretekst për të imponuar sanksione ndërkombëtare kundër Brazilit”.
Në prag të samitit të G7-ës në Biarric vende të ndryshme, të udhëhequr nga Franca, u shprehën se synojnë të ndërmarrin masa për të garantuar mbrojtjen e mjedisit të vendit amerikano-jugor.