Zjarri i mori jetën të moshuarit në Tiranë, gjithçka e shkrumbuar në banesën e tij

10:20 | 13 Mars 2026
zjarri-i-mori-jeten-te-moshuarit-ne-tirane,-gjithcka-e-shkrumbuar-ne-banesen-e-tij

Një 72-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e të enjtes në Tiranë, pasi banesa ku ai jetonte u përfshi nga flakët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së të moshuarit. Sikurse duket nga pamjet, e gjithë banesa brenda është shkrumbuar nga zjarri.

Vatra e zjarrit u shënua në dhomën ku ndodhej i moshuari i paralizuar, prandaj ishte e vështirë ndërhyrja për shpëtimin e tij.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave./TCh/

Komento: